Presidenti Bujar Nishani ka kundërshtuar idenë e ish-kryeministrit Berisha për armatosjen e popullit. Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Yll Rakipit, Nishani tha se rasti është i veçantë, por se përsëri ai është kundër armatosjes së qytetarëve. Por nga ana tjetër, Nishani tha se ai konsultohet shpesh me Berishën pasi sipas Presidenti, ish Kryeministri ka eksperiencë. Ndryshe ndodh me Ramën, teksa Presidenti Nishani thotë se me të ka një komunikim institucional.
“Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë. Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë s’e pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur. Mundësia që t’u jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte pozitive që qytetarët të pajiseshin me armë”- tha Nishani.
Rakipi: Ju keni thanë që konsultoheni me Berishën?
Nishani: Jam konsultuar për shkak të ekpseriencë, si shtetar, të ndaj me të, shqetësimin dhe të kërkoj angazhimet e tij, për disa çështje me interesin kombëtar dhe të çështjes së Kosovës. Për fatin e mirë kanë rezultuar pozitivë. Rasti më i fundit, ishte kërkesa që bëri Kosova në Unesco. Edhe me kërkesën e miqve tanë nga Kosova, unë personalisht s’kisha eksperiencë në marrëdhënie ndërkomëbëtare, kisha autoritet t’ia kërkoja Berishës dhe rezultoi e suksesshme.
Duke folur për Shullazin, Presidenti tha se ai nuk është i vetmi që vepron dhe se si ai ka edhe grupe të tjera kriminale. Nishani tha se që prej një viti, në Ministrinë e Brendshme është një listë e të gjithë oficerëve të Policisë që janë të lidhur me bandat kriminale, por që kjo listë fle në sirtarët e ministrit.
INTERVISTA E PLOTË
Rakipi: Zoti President. Ka pasur intensitet politik, për shkak të parlamentit. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të vetëarmatosen, çfarë mendim keni?
Nishani: Normalisht si takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë.
Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur.
Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte poizitve që qytetarët të pajiseshin me armë.
Ligji për Pronat, Nishani: Nuk është rrëzuar Presidenti
Rakipi: Sot Gjykata Kushtetuese vendosi për pezullimin zbatimit të ligjit
Nishani: S’është rrëzuar presidenti Nishani, ka një vendim për kërkesën paraprake. Ka qenë një kërkesë praprake, ligji të pezullohej, të mos ishte në fuqi. Kjo ka qenë në masën e sigurisë. Ligji do të vazhdojë deri sa të kemi një gjykim.
Është hera e parë që ndodh në një praktikë të GJykatës Kushtetuese, që ligji krijon pasoja, që nëse ligji është antikushteutes, të gjitha pasojat do të mbeten në fuqi dhe nuk mund të rrëzohen. Ligji s’ka fuqi prapavepruese. S’ka qenë vetëm Presidenti i Republikës, kanë qenë disa aktorë, Presidenti, disa parti politike parlamentare, disa shoqata interesi ka qenë edhe Avokati i Popullit.
Është një nga rastet e veçanta që Avokati i Popullit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Ajo që më ka shqetësuar, është dhe fakti ajo që pretendohet nga ana e qeverisë shqiptare mbrohet interesi publik, është jo korrekte. Edhe pas miratimit të ligjit, është vërtetuar që ky ligj do të vazhdojë ta dëmtojë interesin publik. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut se ka pranuar këtë ligj. Do të vijojë të marrë vendime që e dëmtojnë interesin publik.
Do të krijoj një shembull, që tregon hipokrizi të thellë.
Kur Papa Françesku u shfaqën klerikut, në shenjë dhimbjeje dhe angazhim që e drejta e këtyre njerëzve. Njëri prej tyre ishte Frano Gjinaj, një nga kelerikët që u pushkatua. Qeveria pretendoi se duke e vënë foton ishte si një reflektim ndaj vuajtjeve. Sot që flasin, i kanë uzurpuar, i shfrytëzojnë dhe si lejojnë të gëzojnë pronën e tyre, familjarëve të këtij kleriku. Shiko se çfarë realitetesh jetojmë dhe çfarë hipokrizie të madhe është. Është një pronë në qendër të Tiranës. Është prona e ish-aneksit të Tiranës dhe shfrytëzohet nga bashkia. Është një kontrast të jashtëzakoshëm të shfaqejs.
Çështja e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronës, ka dimensionin e shqetësimit evropian, me pasoja afatgjata. Ky ligj se zgjidh të drejtën e pronarëve. Se parandalon dëmin, e thellon padrejtësinë, por edhe dëmin ndaj qytetarëve.
Rakipi: Zoti President, pak ditë më parë ju vizituat parkun e liqenit dhe dolët në mbrojtje të protestuesve, duke bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë parkun. Nga kush duhet qytetarët ta mbrojnë parkun? Kush po e sulmon atë dhe përse?
Nishani: Është çështje që do të trajtohet gjatë jo vetëm në Shqipëri. Unë dua të solidarizohem ne ndjeshmërinë e të gjithë atyre që kanë kërkuar të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo sështë kapriço e atyre individëve, por është detyrim i shtetit të zbatojë ligjin. Detyrimin e Republikës ndaj konventës së Ahosit, që parashikon tre kolona: së pari , të drejtën për të pasur akses në mjedis, në vendimmarrjen për mjedisin, e drejta e qytetarëve në drejtësi për mjedisin. Dy kolonat janë injoruar, qytetarët skanë pasur akses në vendimarrjen, kanë pasur akses vetëm në sistemin e drejtësisë.
Së pari i prita në zyrë dhe konstatova se zëri i tyre ishte mbërthyer në terr, askush spo dëgjonte të trajtonte problemin tyre, duke nisur nga bashkia, nga qeveria dhe nga institucionet e tjera. Këta djem dhe vajza, që janë me mentalitet perëndimore, me sensibitet qeveritar, trokitën në derën e presidentit dhe kërkuan që nëpërmjet meje të sensibizohen mbarë opinioni, të ndodhesh përpara një breshëri fyerjesh.
Rakipi: Çfarë patë ju atje?
Nishani: Ishte një vandalizëm, ishte beton i paimagjinuar, hedhur nëntokë dhe mbitokë, disa qindra linear hekur të instaluar në parkun natyror të Tiranës, kishte një dëmtim të ambientit, të pemëve të gjithë gjelbërimit. Në situatën ku jetojmë, për fatin e keq gjatë dy dekadave, kemi një shkatërrim të Tiranës. Ishte i vetmi vend ndryshe, i cili për fat të keq një pjesë, u tkhye në një vend ku çohet beton.
Atja kanë shkuar mbi 70 betoniere, kemi thënë zhavorr dhe fidanë…
Jo vetëm që është derdhur, por është hedhur sikur do ndërtohen godina disa kate. Si mund të justifikohet me këndin e e lojërave. Jam i bindur që fëmijët, që krahas këndit të lojërave, të kenë edhe park natyror.
Eksperienca e botës, në distanca fare të shkurta, kemi parqe që fëmijët dhe luajnë. Sikur diçka tjetër do ndodhë aty?
Qytetarët më kanë adresuar shqetësime të ndryshme. Unë kam gjykuar atë që kam parë. Kam përcjellë shqetësimin qytetar. Çdo njeri që ulet në postë publike, duhet që të përcjellin zërin e qytetarëve.
Rakipi: Komunikuat me bashkinë?
Nishani: Ka qenë mjaft i qartë komunikimi, për fat të keq ka pasur eksperiencë të mëparshme, përsëri për bunkerin te Ministria e Brendshme. I kërkova dokumentet bashkisë së Tiranës, dhe është injoruar totalisht.
Rakipi: Mos e keni kërkuar gabim. T’ia kërkonit Ramës, që ka bërë bunkerë në konkurse ndërkombëtare?
Nishani: Janë pjesë të një kulture të vjetër, të pazhvilluar, banale, mendoj se gjenerate e re, djemtë dhe vajzat, jam i bindur do të imponohen që Shqipëria, dhe etja institucionale, të zhvendoset pak nga pak, në një kulturë qytetare. S’bëhet brenda natës, do të ketë shantazhime, historia botërore e ka treguar që lëvijzet emancipuese se kanë pasur të lehë.
Rakipi: Duket se kjo mazhorancë ka ardhur me die të rilindjes… Kjo po mbetet, si një rilindje urbane. E keni quajtuar kryetarin e bashkisë, sjellje prej rrugaçi, pse?
Nishani: I qëndroj eksperienca se jetës dhe aktiviteti personal më ka mësuar shumë gjëra. Mendohem mirë para se të jap vendime kam kaluar sprova të vështira, i kam kaluar në mënyrë të suksesshme, të menaxhimit të punëve, jam shprehur në përgjigje të etiketimeve, që ishin të asaj etike, që përdoren rëndom nga njerëz që zihen dhe ofendohem në rrugë. Presidenti s’bëri gjë, priti dëgjoi dhe shprehu shqetësimin për të drejtën e një grupi të rinjsh.
Mosdekretimi i Visar Zhitit ambasador, Nishani: Fjalori i kryeministrit ishte i papranuar
Rakipi: Marrëdhenia juaj me Kryeministrin ka qenë përgjithësisht e tensionuar. Madje, ka arritur deri aty sa Kryeministri t’ju drejtohet me ton mjaft të lartë dhe ofendime (bëhet fjalë për kohën kur ju nuk dekretuat Visar Zhitin si ambasador në Vatikan). A mund të dimë me konkretisht çfarë ju ka thënë zoti Rama juve në atë telefonatë? Shumëkush thotë se ai ka qenë totalisht gojë-shthurur në atë bisedë. Ju jeni dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit, ky nuk është një sherr midis dy grave të fshatit… Çfarë është kjo konkretisht?
Nishani: Nga ana tjetër, smund të spekuloj, jo me kryeministrin, as mund të abuzoj, kam qenë e mbetem për qëndrim serioz. S’ka qenë fjalor gojështhurur, meqë e rikthyet, ka qenë e papranueshme, duke pasur parasysh që bisedohej me kërkesën e kryeministrit, me Presidentin, fjalori ishte i papranueshëm. Se kam dëgjuar që kryeministrat të përdorin, e të shkuarës së tyre. Ishte një fjalor i papranueshëm.
Bisedat mbeten biseda politike, kemi disa marzhe. Se ka cenuar funksionimin e presidentit, as personalitetin e dinjitetin tim. Ajo mbetet të peshës dhe rëndesës së vetë kryeministrit, në kontekstin moral dhe njerëzor.
Rakipi: Pse mendoni se ka mbërritur marrëdhënie në këtë shkallë?
Nishani: Unë e kam shprehur në fillim, ishte hera e parë që në Shqipëri ndoshte që një president vinte nga qëndra e djathtë dhe një kryeministër nga qendra e majtë. Ishte hera e parë. Dhe mendova që ishte rasti i mirë që Shqipëria të shfaqte një mënyrë tjetër të bashkëjetesës politike dhe institucionale, duke i lënë jashtë dyert të institucioneve, origjinën politike, por që të vepronim në raportet kushtetuese, njerëzore dhe civile. Juve në materialin që kishit përgatitur, kishit saktësuar disa nga momentet, spo i hyj këtyre deklaratave, qëndrimesh, fakti ka qenë tendenca për të pasur një pushtet të vetëm, të padiskuetueshëm të kryeministrit, për të komanduar çdo institucion të të gjitha pushteteve, por edhe kushtuese. S’u realizua me syrin e Presidentit, dhe su realizua, për shkak të personit që jam për sjelljen politike e njerëzore, unë kam menduar që interesi i vendit është më mirë . Për të apsur në kontroll politikën.
Nishani: Jam përgjuar, drejtësia ta zbardhë
Rakipi: Ju keni deklaruar se është përgjuar jeta juaj private. Nga kush dhe përse?
Nishani: Se cilët janë personat që kanë urdhëruar në radhë të parë, njerëzit e kanë realizuar nga pikëpamja operacionale, e pëgjimit, me aparatura të ndryshme, janë njerëz që kanë vepruar me iniciativën e tyre. Ka dy lloje grupime, secilët janë udhëruesit s’di ta them. Ajo duhet të zbardhet nga drejtësia.
Nishani: Oficerë policie janë të lidhur me organizata kriminale, në trafiqe.
Rakipi: Ky është një popull të largohet nga ky vend… Nëse ju thoni që ka banda të tjera…
Nishani: Veprimtaria e tyre është e neutralizueshme. Së pari do t’i rekomandoja, doja që kryeministri i vendit, ka përgjegjësinë të reagojë, kryeministri të merrte disa vendime të kthente besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort përmes këtyre vendimeve institucionale, dhe i takon që ta marrë situatën në dorë, për të kthyer besimin te ajo pjesë e popullsisë, që iu është tronditur besimi. Jua sugjeroj të ndërmarrë disa hapa dhe vendime instiutcioanle për të rikthyer këtë besim. Së dyti duke larguar nga insitutucionet, nga policia dhe prokuroria njerëzit.
Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion që në polici dhe prokurori, oficerë policie, të lidhur me grupe kriminale. Oficerë të caktuar janë të lidhur me organizata, në trafiqe.
Rakipi: Ju thoni që është e thjeshtë, që autoritetet kanë në duar, lsita njerëz të inkrimunaur. Shqipëria nuk dekreiminalizohet në Parlament?
Nishani: S’ka ndodhur më parë. Dua të shpreh keqardhjen e thellë që Parlamenti mbërriti në këtë ditë. Dua të bëj një dallim, shumica e njerëzve janë njerëz të respektuar me dinjitet, që i janë kushtuar politikës.
Rakipi: Parlamenti i vitit 1992… kanë kaluar dy breza. Mos të flasim për parlamentin e viti 1925. Tani ka një pjesë injorantë .
Nishani: Kjo reflekton standardin e vendimmarrjes. Përbërja e parlamentit është për shkak të vendimmarrjes së lidershipit, jo vetëm se është sistemi i tillë, por edhe mënyra e konfigurimit të njerëzve që merren njerëzit në fushatë.
Më parë ka qenë dhe duhet të jetë, një kryetar i partisë, që merr përgjegjësinë, i njihet e drejta për të përzgjedhur ekipin, por mbi bazën e interesit publik, interesit të vendit. Kështu dua të besoj se është standardi i ldiershipit politik.
Raklipi: Më pas, njerëz me rekorde kriminale, shkojnë në administratën shtetërore. Ata mbërrijnë te kryetarët e bashkive. Kjo vijon edhe më tej. Pse zoti president. Pse ju duhen këta njerëz në parlament? Përse i nevojiten Shqipërisë këta njerëz?
Nishani: Ajo që kam unë si përgjigje, këta që janë njerëz që mbledhin dhe gjenerojnë vota në mënyrë ilegale. Kjo është evidentë. Kush mendon ta përgënjeshtrojë, fsheh të vërtetën.
Rakipi: E keni biseduar me Ramën?
Nishani: Kjo s’është që hyn te e drejta e Presidentit. Në momentet që Presidenti ndërhyn, ndërhyn nga pikëpamja legjislative, apo zgjedhore, Presidenti ndërhyn kur ka krizë.
Rakipi: Në rast të një lufte ushtri me ushtri, Presidenti është i rëndësishëm. Nëse vendin e kërcënon edhe një ushtri karkalecësh, presidenti mund të mbledhë edhe këshillin e sigurisë. Po flasim për inkriminim?
Nishani: Bëhet e domosdoshme ndërhyrja e Presidenti kur aktorët janë në një krizë të thellë dhe të gjetjes së zgjidhjes. S’mund ta them që në Parlamentin tonë që duhet të dekriminalizojmë.
Përdersia e kemi sjellë në këtë pikë, duhet ta kurojmë. Formalisht ka një ligj që parashikon largimin e këtyre personazheve, për mendimin tim s’është vetëm te qenia formale, është edhe më e gjerë. Nëse ka një person që ka pasur një aktivitet kriminal në dorë, grabitje e vjedhje, ky person jo vetëm që s’duhet pjesë e administratës publike, ky njeri s’duhet të ketë në të mirave publike, të financave të vendit. Nëse ky fiton nga tenderat paratë e qytearëve, këtë fitim do ti çojë në veprimtari kriminale.
Dekreiminalizimi duhet të jetë thelbësor.
Nishani: Nuk jam dakord me Ramen qe sistemi i drejtesise eshte i kalbur
Rakipi: Kemi dëgjuar Ramën që sistemi është i kalbur dhe i korruptuar? Ndani të njëjtin mendim?
Nishani: Nuk bëj komente të zotit Rama, as të politikanëve të tjerë. Qëndrimet e mia kanë qenë shumë të hapura, shumë publike. Drejtësia vuan problematikë, trashëgimin e një një numri njerëzish që vijojnë të jenë pjesë e sistemit, që janë nga diktatura. Kemi individë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, individë të paaftë që të shërbejnë në prokurori dhe gjykatë. Ka personazhe të kapur politikisht, por është edhe ana e tjetër e medaljes. Kam pasur rastin të shoh që ka gjyqtarë e prokurorë me dinjitet. S’është bardh e zi situata. Nukk pranoj etiketime që drejtësia është e kalbur.
Marr veprimtarinë Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Askush s’mund t’i thotë që janë të korruptuar. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin të atyre që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit dhe atyre që nuk duhët të jenë.
Unë besoj që vet kryeministri ka shkuar te sistemi, edhe për interesin e vet të kryeministrit.
Rakipi: Zoti President, ka një perceptim që vazhdon të rriet. Që KLD-ja është kundër reformës. Si kreu i KLD-së, çfarë e pengon që ta nisë ajo këtë reformë. Në një rast KLD-ja, për ta mbështetur këtë interpretim, si rasti Gjin Gjoni…
Nishani: S’konkurroj dot në agjitacion e propagandë. S’besoj te retorika, populizmi, unë besoj të pragmatizmi, efiçenca. Unë e quaj agjitacion e propagandë.
KLD është një institucion që as bën reformë as e pengon. S’merr vendime në lidhje me reformën, ka një përfaqësues të KLD në grupin e punës, të ekspertëve të nivelit të lartë, është paraqitur dhe ka dhënë mendim, ka pasur një propagandë krejt të papranueshme, për të fokusuar që Presidenti e komandon KLD-në, askush se kontrollon. Mazhroanca e ka zëvendësuar 80 përqind.
Rakipi: Pse këtë reformë nuk e ka nisur KLD-ja?
Nishani: S’ka kompetencë. Presidenti ka bërë tentativën në tetor 2014. Askush nuk fliste për reformën në drejtësi.
Kam idenë që kjo reformë, është një përpjekje, për të rrëmbyer një pushtet. Përderisa kemi një mazhorancë, duke e gjetur drejtësinë në këtë nivel, përpiqet ta marrë…
Rakipi: Vijmë te çështja e reformës, është e rëndësishme.
Nishani: Megjithëse Presidenti s’ka fuqi institucionale, as për të bërë reformë, as për ta penguar, nisur nga përgjëgjësia institucionale për ta ndihmuar vendin dhe aktorët e tjerë, për t’i krijuar lehtësitë e nevojshme, për t’i mbledhur aktorët e ndryshëm në tavolinë, Presidenti që në tetor 2014, i koordinuar ne BE-së, iniciuam procesin e reformës në drejtësi. Kushdo gazetar mund të shohë që presidenti ka tentuar të bëjë reformë.
Jam te pjesa e angazhimit të Presidencës, të gjithë aktorët e rëndësishëm, kryeministri, kuvendi, në tryezën e tetorit të vitit 2014, shfaqën mendimet e tyre. Më pas, Presidentit iu tha që merremi ne me këtë punë. Dhe pas kësaj u krijuar një komision parlamentar. Njëra anë, në mënyrë të pandershme, ka spekuluar në institucione shqiptare dhe jo shqiptare, për të depërtuar një stituatë të pavërtetë që presidenti s’do reformën, kjo s’është dinjitoze. Mendoj që reforma s’është e një qeverie, as e ambasadorëve, është një çështje e shtetit shqiptar. Dhe shteti ka qytetarët ka institucionet e aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi ta bëjnë shtetin të funksionojë më së miri. Reforma është pjesë e kësaj përgjëgjësië. I ftoj palët të vijojnë punën, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga të gjitha palët. Askush të mos e mendojë ta përdorë në fushatat elektorale, apo zgjedhjet.
Nishani: Nuk jam dakord me Ramen qe sistemi i drejtesise eshte i kalbur
Rakipi: Kemi dëgjuar Ramën që sistemi është i kalbur dhe i korruptuar? Ndani të njëjtin mendim?
Nishani: Nuk bëj komente të zotit Rama, as të politikanëve të tjerë. Qëndrimet e mia kanë qenë shumë të hapura, shumë publike. Drejtësia vuan problematikë, trashëgimin e një një numri njerëzish që vijojnë të jenë pjesë e sistemit, që janë nga diktatura. Kemi individë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, individë të paaftë që të shërbejnë në prokurori dhe gjykatë. Ka personazhe të kapur politikisht, por është edhe ana e tjetër e medaljes. Kam pasur rastin të shoh që ka gjyqtarë e prokurorë me dinjitet. S’është bardh e zi situata. Nukk pranoj etiketime që drejtësia është e kalbur.
Marr veprimtarinë Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Askush s’mund t’i thotë që janë të korruptuar. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin të atyre që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit dhe atyre që nuk duhët të jenë.
Unë besoj që vet kryeministri ka shkuar te sistemi, edhe për interesin e vet të kryeministrit.
Nishani: KLD nuk ka kompetencë të bëjë reformën
Rakipi: Zoti President, ka një perceptim që vazhdon të rriet. Që KLD-ja është kundër reformës. Si kreu i KLD-së, çfarë e pengon që ta nisë ajo këtë reformë. Në një rast KLD-ja, për ta mbështetur këtë interpretim, si rasti Gjin Gjoni…
Nishani: S’konkurroj dot në agjitacion e propagandë. S’besoj te retorika, populizmi, unë besoj të pragmatizmi, efiçenca. Unë e quaj agjitacion e propagandë.
KLD është një institucion që as bën reformë as e pengon. S’merr vendime në lidhje me reformën, ka një përfaqësues të KLD në grupin e punës, të ekspertëve të nivelit të lartë, është paraqitur dhe ka dhënë mendim, ka pasur një propagandë krejt të papranueshme, për të fokusuar që Presidenti e komandon KLD-në, askush se kontrollon. Mazhoranca e ka zëvendësuar 80 përqind.
Rakipi: Pse këtë reformë nuk e ka nisur KLD-ja?
Nishani: S’ka kompetencë. Presidenti ka bërë tentativën në tetor 2014. Askush nuk fliste për reformën në drejtësi.
Kam idenë që kjo reformë, është një përpjekje, për të rrëmbyer një pushtet. Përderisa kemi një mazhorancë, duke e gjetur drejtësinë në këtë nivel, përpiqet ta marrë…
Rakipi: Vijmë te çështja e reformës, është e rëndësishme.
Nishani: Megjithëse Presidenti s’ka fuqi institucionale, as për të bërë reformë, as për ta penguar, nisur nga përgjëgjësia institucionale për ta ndihmuar vendin dhe aktorët e tjerë, për t’i krijuar lehtësitë e nevojshme, për t’i mbledhur aktorët e ndryshëm në tavolinë, Presidenti që në tetor 2014, i koordinuar ne BE-së, iniciuam procesin e reformës në drejtësi. Kushdo gazetar mund të shohë që presidenti ka tentuar të bëjë reformë.
Jam te pjesa e angazhimit të Presidencës, të gjithë aktorët e rëndësishëm, kryeministri, kuvendi, në tryezën e tetorit të vitit 2014, shfaqën mendimet e tyre. Më pas, Presidentit iu tha që merremi ne me këtë punë. Dhe pas kësaj u krijuar një komision parlamentar. Njëra anë, në mënyrë të pandershme, ka spekuluar në institucione shqiptare dhe jo shqiptare, për të depërtuar një stituatë të pavërtetë që presidenti s’do reformën, kjo s’është dinjitoze. Mendoj që reforma s’është e një qeverie, as e ambasadorëve, është një çështje e shtetit shqiptar. Dhe shteti ka qytetarët ka institucionet e aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi ta bëjnë shtetin të funksionojë më së miri. Reforma është pjesë e kësaj përgjëgjësië. I ftoj palët të vijojnë punën, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga të gjitha palët. Askush të mos e mendojë ta përdorë në fushatat elektorale, apo zgjedhjet.
Nishani: Shumë prona të FA janë jashtë inventarit
Rakipi: Ju duhet të qëndroni mbi palët. Kritika është se ju jeni palë e PD-së. Si do ti përgjigjen kësaj?
Nishani: Paraardhësit e mi kanë pasur kundërshti me qeveritë që kanë pasur. Ka qenë pozitive që Presidëentët kanë qenë në opozitë me qeveritë e tyre. Akzuat që kanë ardhur ndaj sjelljes sime institucionale, kanë ardhur për disa emërimë në Gjykatën e Lartë dhe në disa ambasada. Po flas në momentin që Presidenti i Republikës, shikon se qeveria i heq apo redukton kompetencat kushtetuese presidentit, dhe këtë se ka bërë në rrugë ligjore. Në fund të fundit, një qeveri ka mazhorancë, dhe mund ta ndryshojë, por kurrësesi s’mund të lejohet t’i ndryshojë kushtetutën, por të ndryshojë disa ligje që në hierarkinë e Presidentit i shikon dhe nuk reagon, s’mund të rri në presidencë.
Në ligjin që tentoi të ndryshonte kompetencat, qeveria i hoqi të drejtat Presidentit për të hequr nga inventari i pronave ushtarake. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe ia ktheu Presidenti. Gjatë këtij viti që kanë kalaur janë me dhjetëra prona që janë nxjerrë jashtë inventarit të FA-së. Pronat janë hequr. Janë prona të FA-së, reparte, baza etj.
Rakipi: Cilat janë kompetencat e Presidentit të Republikës. Cilat janë ato që janë hequr?
Nishani: Ne jemi një Republikë Parlamentare, s’kam pasur iluzion, s’është Presidenti vendimmarrësi. Në kohën e Berishës kishte kompetenca të drejtpërdrejta ekzekutive.
Pas Kushtetutës së re, Presidenti mbeti një figurë protokoll, komandant i FA-së, emëronte e shkarkonte funksionarët e lartë, gjeneralët, ajo iu hoq, s’iu kthye nga Gjykata Kushtetuese, janë lënë emërtesa. Pjesa tjetër me grada madhore i janë lënë kryeministrit, në emërimin e tyre në detyrë. Një aspekt i rëndësishëm, ka qenë heqja e kompetencës së Presidentit, për të hequr kreun e ILDKPK-së. Presidenti duhet ta përcaktojë dhe parlamenti ta miratojë. Ne kemi shkuar mbrapa. Tani Parlamenti e emëron e shkarkon, e gjykon. Një gjë e tillë u bë nga mazhoranca aktuale.
Presidenti ka dy kompetenca, emërimin e ambasadorëve dhe emërimin e gjyqtarëve të shkallës së lartë dhe të kushtuese. Në kod përjashtohet nga vendimmarrja. Emëron edhe drejtorin e SHISH me propozim të kryeministrit
Për Gjykatën e Lartë, për tre vite, ka rrëzuar të gjitha dekretet për të propozuar kandidatët e Gjykatës së Lartë.
Kushtetuesja ka përcaktuar që Parlamenti duhet të japë shpjegim për rrëzimin e dekreteve. S’është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe ka ndodhur kjo situatë, që anëtari i Gjykatës së Lartë megjithëse ka mbaruar mandatin, merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe e ka kompromentuar procesin vendimmarrës, çdo person që ka mbetur i pakënaqur, personi ka të gjitha mundësitë ta quajë nul këto vendime.
Nishani: Komunikimi me Ramën, institucional. Me Berishën konsultohem sepse ka eksperiencë
Rakipi: Zoti President. Çfarë është komunikimi me kryeministrin?
Nishani: Institucional. Shkëmbejmë shkresa. Edhe kur qëllojmë në evente, përshëndetemi.
Rakipi: Ju keni thanë që konsultoheni me Berishën?
Nishani: Jam konsultuar për shkak të ekpseriencë, si shtetar, të ndaj me të, shqetësimin dhe të kërkoj angazhimet e tij, për disa çështje me interesin kombëtar dhe të çështjes së Kosovës. Për fatin e mirë kanë rezultuar pozitivë. Rasti më i fundit, ishte kërkesa që bëri Kosova në Unesco. Edhe me kërkesën e miqve tanë nga Kosova, unë personalisht s’kisha eksperiencë në marrëdhënie ndërkomëbëtare, kisha autoritet t’ia kërkoja Berishës dhe rezultoi e suksesshme.