Pamje tronditëse kanë dalë në internet, që shfaqin një fëmijë në Kinë duke u hedhur në ajër nga një tornado që ndodhi në qytetin ‘Yuanquan’.
Incidenti i frikshëm ndodhi dje pasdite në Shkollën Fillore ‘Yuanquan’, në Provincën Gansu, raportoi ‘People’s Daily Online’.
Vajza me emrin Li Jiaqi u dërgua në spital dhe pësoi lëndime të lehta.
Moti shkaktoi erëra të fuqishme, dhe nxënësit ikën nga oborri i shkollës pasi tornado goditi qytetin. Nxënësit ishin mbledhur për një ngjarje sportive të shkollës.