Nga Eduard Zaloshnja
Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar baterinë e dytë të sondazheve në Shqipëri për televizionin Ora News. Kjo kompani zhvilloi sondazhe për këtë televizion edhe në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve tw saj, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni.
Sonte, në televizionin Ora News, IPR-Marketing prezantoi rezultatet e sondazheve për tri bashki kryesore – Tiranën, Durrësin, Elbasanin. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor të sondazheve është plus/minus 3%.
Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 50% të votave, me 17 pike epersi ndaj Halim Kosoves. Ndersa Gjergj Bojaxhi merr 11% të votave dhe të tjerët marrin 6%.
Në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, kuota e Veliajt ishte 15 pikë poshtë koutës së koalicionit që e mbështet atë, ndërsa sot është vetëm 10 pikë poshtë tij. Nga ana tjetër, kuota e Kosovës është pothuaj e njëjtë me të koalicionit që e mbështet atë. (Partite jashte koalicioneve marrin 4%)
Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 54% të votave dhe Grida Duma merr 44% të votave. Epërsia e Dakos ishte vetëm 2 pikë në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, ndërsa tani është 8 pikë.
Në bashkinë e zgjeruar Elbasan, Qazim Sejdini, sipas IPR Marketing, merr sot 66% të votave, ndërsa Ardian Turku merr vetëm 34% të votave. Kuota e Sejdinit është e përafërt me të koalicionit që e përkrah atë.
IPR Marketing do të zhvillojë në vazhdim edhe sondazhe të tjera, që me gjasa, do të na tregojnë një ndryshim të raportit të votave të mësiprme, sepse një pjesë e mirë e të anketuarve janë ende të lëkundur në të tria bashkitë e zgjeruara.