Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar deputetëve demokratë e veçanërisht Jozefina Topallit që të tërhiqen menjëherë nga deklarata e ish Kryeministrit Berisha, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të marrin armët. Blushi tha se Berisha e ka bërë një herë këtë në vitin 1997 dhe e ka treguar se ç’mund t’i sjellë një vendi, marrëzia e një personi.
“U bë këtu një deklaratë që smund ta pranoj, dhe këtë e tha një ish president, ish kryeministër. Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie por ti thuash shqiptarëve mërrni armët, është e paranueshme… më lejoni tju them që e ka bërë një herë këtë ky njeri, në 97!
Dua tju them se cfarë i bën marrëzia e një njeriu vendit! Ti u cove ta rregullosh, duke bërë më keq! Në amerikë po e reduktojnë përdorimin e armëve moj zonjë, nuk është debat ky! Ne jemi një vend që vuajmë nga përdorimi i armëve, këtu e 500 vjet!
Cfarë mund të mendojë një njeri tani, që për arsye hakmarrje.. do të shkojë të marri armët ai?! Shullazi nuk e justifikon atë që tha Berisha! Banda do të ketë edhe më tutje, por kjo nuk e justifikon krijimin e bandave në shtëpi! Kjo që thatë sot ishte fatale! Jozefinë tërhiqeni këtë sepse është katrastofë.”- tha Blushi.