Flaka olimpike që do të mbahet ndezur në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro nga 5 deri në 21 gusht u ndez të enjten në Olimpian e lashtë, prej ku tradicionalisht fillon rrugën drejt e në qytetin pritës.
“Sot kemi shkruar historinë … Këto Lojërat Olimpike do të jetë një mesazh shprese në kohë të vështira, dhe flaka do të sjellë shpresë në çdo cep të Brazilit dhe të botës”, tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.
Pishtarin Olimpik e ndezi një aktore, e veshur me një tunikë të gjatë, e cila përfaqëson veshjen e priftëreshës kryesore pagane. Flakën olimpike, aktorja ia dorëzoi Gjimnastes greke Eleftherios Petrunijasu, i cili më pas ia dorëzoi hendbollistit legjendar brazilian Zhovan Gavi, referon BETA.
Pishtari do të jetë në gjashtë ditët e ardhshme nëpër Greqi dhe pastaj më 27 prill do të shkojë në Athinë ku do të dorëzohet për organizatorët e Lojërave në Rio de Janeiro.
Pas një vizite të shkurtër në Zvicër, pishtari olimpik do të jetë më 3 Maj duke e vazhduar rrugën drejt Brazilit, ku deri në fillim të Lojërave dhe ceremoninë e hapjes në stadiumin Marakana do të bëjë një turn ë të gjithë vendin.
Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro do të mbahen nga 5 deri në 21 gusht.