Këngëtarja Zajmina Vasjari është paditur nga një fqinjë e saj, e cila është notere. Shkaku i padisë ka qenë konflikti që ka lindur midis të dyjave pas shpërthimit të ujit në apartament.
Zajminës, e cila banon sipër apartamentit që noterja përdor si zyrë, i ishte çarë një nga tubat fleksibël, sipas policisë. Uji i ka përmbytur shtëpinë, ndërkohë që ka dalë edhe poshtë, duke laguar tavanin e zyrës së noteres. Ky ka qenë shkaku i sherrit midis të dyjave, që ka çuar më pas edhe në padinë kundër këngëtares.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
Më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V., 28 vjeç banuese në Tiranë.
Proçedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambjentin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore, në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shperthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm.
U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.