Kandidati për president i Austrisë, Rudolf Hundstorfer po kërkon edhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ai përmes një deklarate me video i ka falënderuar shqiptarët aktivë në për kontributin e tyre në këtë shtet.
“Ju që para 40 viteve keni migruar në Austri dhe këtu keni gjetur punë dhe atdheun e dytë. Kontributi i juaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderojë nga zemra dhe njëherazi lutem qe edhe në të ardhmen bashkërisht të vijojmë këtë rrugë”, thotë Hundstorfer në porosinë e tij.
Rudolf Hundstorfer po garon për president nga partia socialdemokrate (SPO) kurse më herët ka mbajtur edhe poste të tjera publike dhe poste ministrore në Austri.