Debati për arrestimin e Shullazit siç edhe pritej është kthyer në një mollë sherri mes maxhorcës dhe opozitës, ku palët kanë shkëmbyer akuza të forta mes njëri tjetrit. Debati është ndezur mes Edi Palokës dhe Kryeministrit Rama, i cili e ka quajtur me ironi kreun e grupit parlamentar si gojtarin zyrtar të PD-së, i cili sipas tij, pavarësisht se është dëenuar nga gjykata e lartë për shpifje, vijon ende të merret me “lidhjet” Shullazi Rama. Paloka tha se arrestimi i Shullazit është në fakt arrestimi i shefit të vërtetë të qeverisë. Në debatin mes palëve nuk kanë mungura dhe akuzat personale mes palëve.
Debatet mes Ramës e Palokës
Paloka: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur shefi juaj i vërtetë është futur në burg pa dijeninë e shefit tuaj të zgjedhur me referendum! Uroj që të gjithë ju të jeni të shqetësuar për këtë vend. Për këtë jemi këtu dhe jo për pallavra.
Rama: …nuk munda të mos e marr fjalën kur dëgjova, të dënuarin nga Gjykakat për shpifje, ekzaktësisht për këtë temë. E kam çuar këtë zotëri në gjyq pikërisht për këtë temë dhe i kam thënë provo, jo të gjitha, por një fjalë… nga ai lumë fjalësh që ke derdhur mbi këtë personazh, Shullazin. Dhe në gjyq,sillej si një pulë, thoshte ç’lidhje kam unë me këtë, kjo është çështje politike, mua këtë ma thënë partia, jam përfaqësues i një partie politike, partia e kishte këtë bindje dhe unë e përdora si fakt… si ka mundësi që nuk latë hero të botës së krimit, pa e bërë hero të politikës suaj?! Si ka mundësi që nuk latë të arrestuar e të kërkuar, pa e kthyer në personazh të politikës suaj, për mirë apo për keq?! Flisni këtu sikur e arrestuat ju…
Paloka: Çfarë do ndodhte nëse Berisha nuk do ta denonconte? Sot do kishim Shullazin rektor, sepse kandidati për rektor do tërhiqej ndërsa kandidatja e këtij (Ramës) do ishte rektore. Për këtë u kërcënua ai, se kishte votat, siç edhe u provua. Kjo tregon se çfarë mentaliteti ka Rama për zgjedhjet.
Rama: Meqë përmend Trump dhe zëdhënësin e tij, unë them se prapë mes tyre dhe teje, do të zgjidhja ty. Ti je trampist më i mirë se ata. Unë nuk e besoj që tit ë kesh luajtur poker me Shullazin. Kështu thonë, por unë nuk dua ta besoj. Unë di që t’i i lë lekët në skedina. Por unë s’mund të merrem me ty, se ti je shpifës profesionist dhe këtë gjë e provoi edhe gjykata. Ti atëhere qendroje si pulë dhe thoshe kështu thotë partia.
Kryeministri Rama tha se Shullazi po përdoret që PD të shtyjë reformën në drejtësi.
“Si mundet që ti thoni shqiptarëve ne e duam reformën por nuk mund të ulemi në tryezë sepse kemi disa probleme…! Juve shyqyr që doli Shullazi që të gjeni sebetin tjetër dhe prap të shtyni reformën. Cdo gjë për ju është sebep që të shtyni reformën.Unë mendoj që ju e keni frikë reformën, por nuk them që nuk e doni, nuk e them akoma… doni ta provoni deri në fund këtë rrugë, ok, provojeni, por unë ju them që do të dilni shumë keq.”- theksoi Kryeministri.
Kryeministri Rama tha se kur e ka ndeshur Emiliano Shullazin.
“Dy herë e kam ndeshur në jetën time, në zgjedhjet e vitit 2007 dhe në zgjedhjet e viti 2009… e kam ndeshur si personin që ka shkuar dhe dhunuar takimin elektoral në njësinë nr 7 në Tiranë, dhe dëshmitarë për këtë është deputeti Bare e Hysi, edhe njëfarë Erzen Erzen, që ju e kishit drejtor policie.”- tha Rama.