Përbërësit:
1.5 – 2 kg peshk
Kripë, piper
Vaj 4 – 5 lugë gjelle
2 – 3 lugë gjelle lëng limoni
Ja si përgatitet:
Në fillim pastroni peshkun, lajeni dhe ziejeni me pak ujë, duke shtuar gradualisht qepët e pjekura mbi pllakën e sobës, kripë, piper dhe gjethe dafine.
Peshku kuptohet që ka zjerë kur tuli i shtyllës kurriozore shtypet lehtë me dorë dhe sytë dalin si toptha. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet në lëngun e vet.
Peshku hiqet nga lëngu, lihet të kullojë, pastrohet nga halat, copëtohet, përzihet me kripë, piper, lëng limoni, vihet në pjatë dhe sipër hidhet vaj ulliri.