Një kirurg në Spanjë i ka hequr shpatën e ngulur në gjoks një 25-vjeçari. Pamjet janë vërtet tronditëse, teksa duken edhe të
rrahurat e zemrës.
Kirurgu ia ka hapur plotësisht gjoksin, duke hequr me kujdes shpatën, pa e prekur zemrën.
Operacioni ka përfunduar me sukses të plotë dhe mjekët kanë thënë se në qoftë se shpata kishte shkuar vetëm edhe një gjysmë centimetri më lart do t’i kishte shpuar zemrën.
Shpata dekorative që iu ngul aksidentalisht në gjoks ishte 40 centimetra e gjatë.