Juventus nuk i lejon asnjë iluzion Napolit në luftën për titullin dhe gara e vërtetë është ajo për dy vendet në Champions League. Skuadra e Massimilliano Allegrit marshon drejt titullit të pestë radhazi, pasi ka likuiduar 3-0 Lazion.
Mandzukic vazhdon të shënojë, duke hapur rezultatin, ndërsa Dybala shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke e çuar përsëri në gjashtë pikë diferencën me Napolin, i cili mundi 6-0 Bolonjën të martën.
Roma, pas dy hapave fals, fiton me vështirësi kundër Torinos, 3-2, dhe përfiton nga humbja shkatërruese e Interit nga Genoa.
Në mënyrë të pabesueshme, Francesco Totti ishte edhe këtë herë shpëtimtari i Romës, me dy gola në minutat e fundit, që përmbysën fitoren 2-1 për Torinon.
Inter mundet minimalisht nga Genoa dhe është shumë larg kualifikimit në Champions League.