Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pak orë pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku një 16-vjeçare tregoi se detyrohej të prostituonte.
Policia e Fierit ka deklaruar se në pranga ka rënë tutori Klodian Kiptiu, si edhe kushërira e 16-vjeçares, 18-vjeçarja S. Muaxhiri.
“Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnjë”, bën të ditur Policia.
Muaxhiri sipas dëshmisë së të miturës, ishte e dashura e 38-vjeçarit dhe ajo e kishte njohur me të. Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese të miturën.