Google është një website “i rrezikshëm” dhe njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur e përdorin atë. Paralajmërimi vjen nga vetë Google.
Motori kryesor i kërkimit i vetë faqes mund të përpiqet që të vjedhë informacionet personale të përdoruesve të tij apo të instalojë viruse në kompjuterat e tyre. Paralajmërimi vjen si pjesë e raportit për transparencën online të vetë Google, që liston raporte se sa private dhe të sigurta janë faqet dhe tregon për ato që janë potencialisht të rrezikshme raporton noa.
Kjo përfshin vetë Google, që mësohet se ka faqe me “përmbajtje të dyshimtë”. Thuhet gjithashtu se disa faqe në domain, instalojnë viruse (malware), vjedhin informacione nga përdoruesit dhe i drejtojnë ata në faqe të tjera të dyshimta.