Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptar dhe një maqedonas për akuzat e tregtimit të lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshës 31 dhe 26 vjeç u ndaluan në qytetin e Genovas, ku u kapën me mbi 1 kilogram kokainë.
Lënda narkotike ishte fshehur brenda bukës.
Shtetasi maqedonas dhe dy shqiptarët janë arrestuar teksa shkëmbenin dy bukë, të cilat në brendësi kishin kokainën. Secila prej bukëve kishte 500 gram kokainë.
Te banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 1000 euro.