Deputetja socialiste e qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi ka patur një takim me dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Hannes Swoboda, teksa pas bashkëbisedimit, Hafizi tha për mediat se ka marë një mesazh pozitiv nga europarlamentarët.
Deputetja socialiste deklaroi se i ka informuar me detaje për çfarë po ndodh brenda PS-së dhe që nga marrja e pushtetit në vitin 2013.
“Një grup përfaqësuesish të forumit evropian kanë ardhur në Shqipëri për të parë si është situata sidomos në partitë e majta. Isha e ftuar si përfaqësuese e përpjekjes mbi atë që po bëjmë që e kemi quajtur “Shqipërinë mbi partinë”. Shpjegova me detaj çfarë ka ndodhur nga marrja e pushtetit në 2013 dhe sidomos çfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste. Iu kërkova të ushtrojnë presion që PS të hapë kutitë e referendumit. Iu shpjegova përpjekjen tonë për të bërë transparent të quajturin referendum në PS. Përgjigjja ka qenë më e bukura e mundshme: Mos u dorëzoni, që do të thotë vazhdoni betejën”, ka deklaruar Hafizi.