Si çdo vit, revista “People” ka shpallur Femrën më të Bukur në Botë. Aktorja Jennifer Aniston ka marrë ‘kurorën’ e më të bukurës, duke zënë vendin e aktores Sandra Bullock që u vlerësua si më e bukura një vit më parë.
Aktorja e ka pritur me shumë emocion statusin si ‘më e bukura’, ndërsa në një intervistë për revistën prestigjioze pohoi se është shumë kritike ndaj vetes. Ylli i njohur për situatat komike në serialin “Friends” tha se kurrë nuk i ka pëlqyer të pasmet e saj.
Por sot, ndërsa të gjithë rendin pas kirurgëve për të injektuar lëndë që të kenë të pasme si të sajat, Jennifer rrëfen se është shumë e lidhur me palestrën dhe të ushqyerit e shëndetshëm,shkruan Shqiptarja.com.
Mes të tjerash 47-vjeçarja tha se nuk ka rëndësi vetëm pamja apo veshja, por edhe ajo që njeriu ka brenda. Dhe me siguri kjo është një nga arsyet pse e mrekullueshmja Jennifer Aniston u përzgjodh si Femra më e Bukur në Botë për vitin 2016-të.