Drejtuesi i një kamioni është gjetur i vdekur në kabinën e mjetit të tij. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin me inicialet L.T. i cili u konstatua pa shenja jete në kamionin e tij me targa BR 2501 B.
Në momentet kur u konstatua viktima, mjeti ishte i parkuar në fshatin Poçem të Mallakastrës.
Policia u sinjalizua nga kalimtarët ndërkohë paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. Gjithsesi është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.