Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës Mynyr Koni ka dhënë një deklaratë të shkurtër në përmbyllje të procesit të votimit. Në profilin e tij në Facebook, Koni vlerëson procesin dhe pjesëmarrjen e lartë në të.
Sipas tij pjesëmarrja e stafit akademik shkon në 98 %. Procesi i sotëm sipas Mynyr Konit tregoi vlerat e vërteta të UT.
Ja mesazhi i plotë i tij:
Të nderuar kolegë!
Të dashur student!
Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës ka përfunduar. Pjesëmarrja e stafit akademik në këto zgjedhje është në nivele maksimale me 98%. Nga të dhënat paraprake janë rreth 7,000 studentë të cilat kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për përzgjedhjen e drejtuesve të niveleve të ndryshme të UT-së.
Vlerësoj maksimalisht faktin që në këtë ditë të rëndësishme për universitetin, studentët dhe stafi akademik dëshmuan vlerat reale të UT-së dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Do doja të falenderoj studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit të sotëm dhe njëkohësisht për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe.
Miqësisht,
Prof. Dr. Mynyr Koni