Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë ekzekutuar 250 gra në Mosul për shkak se ato refuzuan të bëhen skllave seksi për xhihadistët e grupit terrorist, shkruan DailyMail.
Viktimat ishin urdhëruar ta pranojnë “martesën e përkohshme” për luftëtaret e grupit në Irak, mirëpo kur ato refuzuan, grupi xhihadist i theri me thikë një nga një, duke përfshirë këtu edhe familjarët e disa prej tyre.