Ndonëse Banka Botërore uli parashikimet për rritjen e ekonomisë shqiptare nga 3.4% në 3.2%, sipas Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, kjo rritje do të jetë sa parashikimi fillestar i BB në nivelet 3.4% për vitin 2016. Këto vlerësime Ahmetaj i bëri gjatë një takimi për problematikën e luftës kundër informalitetit. Sipas tij, rritja për 2015 u ndal në nivelet 2.62 përqind, ndërsa për këtë vit projeksionet janë në 3.4 përqind.
Lidhur me konsumin ai pranoi që ka një rënie në vendin tonë, por e quajti atë si të papërfillshme në krahasim me rënien e vërejtur nga Banka Botërore në vendet e rajonit.
“Ka një rënie të madhe të konsumit publik, jo atij privat dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë, që Qeveria të mos ketë pjesën e luanit në konsum”, nënvizoi Ahmetaj.