Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin socialist Pandeli Majko ishin sot në këtë zonë ku panë nga afër investimet e rëndësishme që janë bërë. E sigurisht, Majko s’mund ta linte rastin pa bërë një batutë për Dr. Kosovën.
“Është një moment edhe pak më i veçantë që ky ndryshim, ky rregullim i kësaj infrastrukture i shkon edhe kandidatit të Partisë Demokratike dhe mikut tonë të përbashkët, Dr. Halimit sepse i kalon afër shtëpisë dhe mendoj se nga ky investim kënaqen të gjithë, si të majtët dhe të djathtët”, tha Majko.
Investimet në Njësinë nr. 5 ishin objekt debatesh edhe gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2015, kur kandidati në atë kohë, i Partisë Socialiste, Erion Veliaj i kujtoi kundërshtarit të tij në garë, kandidatit demokrat Halim Kosova, se premtonte investime në infrastrukturë ndërkohë që kishte ende të parregulluar lagjen e vet. Por, tashmë Bashkia e Tiranës po vijon investimet në çdo zonë ku përfitues është komuniteti, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë.
Bravo Erion po punon per qytetin e qytetaret. Te lumte
Suuupeer. Edhe Halimi e kupton vertet se Veliaj po punon cdo dite ne Tirane per qytetin e qytetaret