Kryeministri Rama ka mbërritur në mjediset e Kuvendit ku do të takohet më kreun e këtij institucioni Meta në takimin e përjavshëm. Ky takim vjen një ditë para seancës së nesërme plenare ku do të debatohet sërish për Reformën në Drejtësi.
Një ditë më parë europarlamentari Fleckenstein u takua në Tiranë me Ramën, Metën dhe Bashën dhe në fokus të këtyre takimeve ka qenë Reforma në Drejtësi.