Kampioni i dyfishtë botëror i thaiboksit, Valdet Gashi me qëndrim në Zvicër rezulton të jetë rekrutuar në radhët e ISISit, ushtrisë terroriste të shtetit islam në Siri. Kështu shkruajnë mediat zviceriane.
Sipas tyre të gjithë xhihadistët e njohur nga Winterthuri, para se të shkonin në Siri, janë ushtruar te Valdeti, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake”.
Nga viti i kaluar e deri më tani, nga qyteti i Winterthurit kanë shkuar për të luftuar në Siri një numër i konsiderueshëm të rinjsh me prejardhje shqiptare, kurde, etj.
Por, në mesin e tyre është edhe një zviceran i konvertuar në islam, Christian, i njohur si Sandro.
Valdet Gashi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka shprehur ngushëllime për “shokun kurd”, të riun nga Ëinterthuri, Hajan, i cili ishte vrarë në luftime. Me këtë rast ai ka shprehur dëshirën të bashkohet me të, në “Qiellin e shtatë”.
Dhe, në fakt, nga janari i këtij viti Valdet Gashi i është bashkuar organizatës terroriste islamike. Për disa muaj, ai e ka mbajtur sekret vendqëndrimin e tij, ndërsa familja e tij që jeton në Singen (Gjermani) besonte se ai gjendet në Tajlandë.
Por, ka qenë emisioni emisioni “Rundschau” i televizionit zviceran që e ka kontaktuar atë në Siri. Në një bisedë telefonike, Gashi ka pranuar se është mishëruar me ideologjinë e ISIS. Natyrisht, ai ka thënë se do të dëshironte të ishte me fëmijët e tij (është baba i dy vajzave) dhe t`i mbante në krahë ato, por do të ishte i lumtur edhe të vdiste