Në Galerinë e Fakultetit të Arteve do të hapet ekspozita personale “Rrugëtimi i Hyjneshave” e skulptores Arjetë Miftari.
Statuja e ikonës së artit parahistorik të Kosovës “Hyjnesha në Fron”, ka frymëzuar artisten nga Peja që të sjellë hyjneshat në dimensione të ndryshme në teknikën e polimermerit, transmeton Koha.net.
Ekspozita do të hapet të mërkurën nga ora 19:00, ndërsa do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë.