Shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone ka thënë se shoferet “fizikisht nuk do të ishin në gjendje ta pilotonin një formula me shpejtësi të madhe”, duke mohuar kështu mundësinë e përfshirjes së tyre në këto gara.
Duke folur me biznesmenin Sir Martin Sorrell, 85-vjeçari nuk mendon se femrat do të merreshin seriozisht në këtë sport.
Por është i mendimit se në të ardhmen femrat do të marrin pozitat e shefeve ekzekutive në Formula 1.“Femrat janë më kompetente dhe nuk kanë ego të madhe”, ka thënë Ecclestone, i cili ka thënë se femrat në të ardhmen do ta drejtojnë F1.