Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, në lidhje me sistemin e bujësisë. Panariti tha në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe se nuk e kupton ku e ka hallin Braçe, ndërkohë që nga kryeministri Rama nuk ka asnjë vërejtje.
Ja deklaratat e Panaritit:
Panariti: Unë kam qenë shumë i hapur për të sqaruar Bracen dhe kam preferuar që.. është në zgjedhjet e tij që ti bëjë publike, vërejtjet, të kontaktojë kryeministrin. Por do bënte mirë të kalonte nga ministri i Bujqësisë dhe pastaj ti bënte publike.
Nuk ju ka kërkuar shpjegime?
Panariti: Unë i kam kërkuar disa herë edhe ta kontaktoj me telefon nuk kam mundur. E kam ftuar për të diskutuar nuk e ka parë të arsyeshme dhe skam ç’të komentoj më rreth kësaj.
Përsa i përket asistencës rreth fermerit dua të them që 6 agronomë që ka drejtoria e Bujqësisë në Lushnje janë non stop në terren pranë fermerëve pranë serrave, ndërkohë që sistemi i Bujqësisë po i kalon kompetenca edhe pushtetit lokal. Bashkia e lushnjes ka 3-fishin e agronomëve nga çka drejtoria e bujqsisësë.
Pra këshillimi i fermërëve nuk është eksluzivite që i përket 6 agronomëve.
Ku e ka hallin Braçe, ku është shqetësimi i tij? Pse ndodehi një infeksion dhe u bë qameti i madhe?!. Infeksione ndodhin, bujqsia është sektor me risk.
Kjo ka ndodh për faj të tyre?
Panariti: Këtu përgjegjësia është e përbashkët. Edhe fermeri duhet të konsultohet. Që në momentin kur merr farën, nëse respketon të gjithë teknologjinë e kultivimit, vaditjen, plerimin etj.
Pse nuk reformoni sistemin e këshillimit?
Panariti: Pse disa bujq e dinini, sepese 3-4% e serrave u prekën dhe 96 të tjera prodhuan dhe eksportuan. sepse këta pyetën.
Ristrukturimi i ministrisë së Bujqësisë, ka thënë Braçe?
Panariti: MB është një koncept qeverisës që është vendosur nga mazhoranca dhe kjo strukturë është vrendosur sipas kësaj strukturë të kësaj mazhorance. Unë do të thoja që kjo strukturë po funksionon, Nuk e shikoj të arsyeshme të ngrihet probloemi i strukturës së mandatit.
Si i shpjegoni këto akuza?
Panariti: Unë nuk e kuptoj këtë histori. Dëshitron të bëhet Braçe ministër i Bujqsisë, bujrum le të bëhet?
Unë e kam të vështirë të përceptoj këtë lloj perceptimi. Unë komunikoj me kryeministrin dhe nuk kam asnjë vërejtje. Brace le të vijë në zyrën time le të thotë, që filan strukturë nuk funksionon dhe kjo pastaj është çështje madhore.
Unë me Ramën takohem dy – tre herë në javë dhe nuk kam vërejtje.
/Oranews.tv/