Një 23-vjeçar nga kryeqyteti ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar të fejuarën dhe ka kërcënuar vjehrrin. Sipas policisë Besart Bytyçi ishte denoncuar nga familja e vajzës në polici dhe kjo e fundit e kishte shpallur në kërkim, për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Bytyçi 23-vjeç, në fillim të muajit prill ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës së tij A. Xh., duke e futur në një gjendje të rëndë ankthi e stresi për sigurinë vetjake. Po ashtu, ka kanosur në mënyrë serioze për jetën dhe me anë të telefonit, vjerrin e tij Ç. Xh.