Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm dhe sjell një përfitim reciprok. Sipas tij, Evropa ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për Evropën. Ai mori si shembull krizën e migrantëve, duke shtuar se Ballkani në BE është në të mirë të sigurisë së përbashkët.
“BE nuk ka luksin ta lërë jashtë trupit të vet Ballkanin Perëndimor, pikërisht për faktin e atyre forcave që kanë lobuar kundër BE. Nëse deri para 5 vitesh ishim ne që kishim nevojë për BE, sot është evidente që nevoja është reciproke. Dhe në radhë të parë për arsye sigurie. Kriza e refugjatëve e ka nxjerrë në pah këtë fakt plotësisht atë që BE, ka qenë dhe më parë dhe faktikisht është pasqyra me ë plotë e asaj çka Hannesi dhe të tjerë kanë paralajmëruar për BE nëse BE do të vijojë të ngurojë në plotësiomin e projektit. Dilema këtu është shumë e qartë, duhet prishur Evropa se nuk funksionon. Unë në fakt them që duhet plotësuar projekti, sepse kështu siç është ka disfunksionalitet”, tha Rama.
Këtë deklaratë ai i bëri në konferencën “Periferia sfidon qendrën”. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-europarlamentari Hannes Sëoboda i cili pohoi se migracioni është keqpërdorur si vatra e terrorit.
Nga ana tjetër Sëoboda lëshoi disa mesazhe të qarta, duke iu referuar politikës në tërësi, ndërsa theksoi se shumë qytetarë në vendin e tij nuk e durojnë dot politikën. Ai theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm, duke shtuar se ‘duhet të luftojmë për demokracinë’. ”Në vendin tim, njerëzit kanë mbështetje dhe nuk kanë lidhje me politikën. Ata nuk e durojnë dot politikën pasi duhet një lloj profesionalizmi.”, tha ai.