Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilluan një takim kokë më kokë ku u diskutuan prioritetet e vendosura nga BE dhe hapat e ndërmarra për reformën në drejtësi. Pas takimit ata dhaë një deklaratë të shkurtër për mediat ku shprehën optizmin se konsensusi për reformën në drejtësi është i arritshëm.
“Kemi besim që shumë shpejt do të miratohet reforma në drejtësi”, tha Fleckenstein.
Në të njëjtën frymë u shpreh eddhe Balla i cili tha se “të gjitha partitë sikurse e kemi lexuar dhe ne socialistët, do të dijnë ta lexojnë mesazhin e BE dhe SHBA. Unë jam i sigurt që do të bëhet reforma në drejtësi”.
Ndërkohë Knut Fleckenstein, i pyetur nga agzetarët komentoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u prit nga presidenti Barack Obama.
“Mërrëdhënia mes Ramës dhe Obamës është një marrëdhënie e mirë e afërt. SHBA është shumë e interesuar se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ashtu edhe ambasadori amerikan sikurse dhe ambasadori i BE janë shumë të interesuar që në Shqipëri të ketë sukses. Edhe PE miratoi një rezolutë shumë inkurajuese për Shqipërinë. Kjo rezolutë është e përbërë nga shumë amendamente të cilat rekomandojnë që të bëhet sa më shumë punë”, tha Fleckenstein.