Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D, në mënyrë që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë. Ja disa nga sëmundjet që mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së kësaj vitamine në trup.
Osteoporoza: Një sasi e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D janë të rëndësishme për ruajtjen e densitetit të kockave dhe forcës së tyre. Mungesa e vitaminës D shkakton pakësim të kalciumit në kockë, i cili më tej dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave.
Depresion: Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.
Sëmundje të zemrës: Mangësia e vitaminës D, mund të lidhet me një rrezik më të lartë të presionit të lartë të gjakut (hipertension), si dhe rritje të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kancer të prostatës: Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4¬5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.
Inflamacion: Mungesa e vitaminës D është e lidhur me inflamacionin, një përgjigje negative e sistemit imunitar. Mungesa e vitaminës D është lidhur me një numër të sëmundjeve inflamatore, përfshirë artritin reumatoid, lupus, sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD) dhe diabetit të tipit 1.
Rreziku për t’u prekur nga artriti psoriatik: Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.
Alergji: Studimet tregojnë se fëmijët të cilët kanë nivele të ulta të vitaminës D, kanë më shumë gjasa të kenë alergji të shumta nga ushqimet që konsumojnë.
Skizofrenia: Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhen kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen mes marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë.
Shëndeti