Komisioni i Medias është përfshirë nga debatet lidhur me kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Deputeti i opozitës Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën, duke thënë se ka shkuar tepër larg duke goditur Universitetin.
“Ministria ndërhyri në procesin zgjedhor, hartoi rregulloren. Ministrja duhet të raportojë dhe Parlamenti të reagojë. Zgjedhjet kanë rënë, ministrja duhet të gjejë zgjidhjen”, ka thënë Boçi.
Kurse deputeti i mazhorancës Alfred Peza ka kërkuar që mos të politizohen zgjedhjet brenda në Universitet dhe politika të qëndrojë larg këtij procesi.
Po kështu, edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se me këto kërcënime që po bëhen, pedagogët dhe studentët ndihen të pasigurt për të votuar për rektorin e ri të UT-së.