Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar sërish çështjen “Shullazi”.
Berisha shkruan në Facebook se uniformat blu veprojnë me dy standarte.
Sipas tij, është bërë traditë që policia publikon video të arrestimit të personave të ndryshëm për vepra nga më të lehtat, por nuk publikon asnjë foto gjatë momenteve të shoqërimit të Emiljano Shullazit.
Ja postimi i Berishës:
Shullazin s’ka kush ta fotografoje!
Te dashur miq, kohet e fundit eshte bere praktike pune qe cdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figure dhe video ne lentet mediatike te Saje qorrit qe nuk i permend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, qe ishte bere sot vrere e stere i zi nga tronditja.
Zellit mediatik per te treguar punen e palodhur te Tahirit nuk i kane shpetuar as shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor.
Ata, pervec gjobes u eshte dashur te shohin veten ne media si ornament te fasades te luftes ndaj krimit.
Por sot kane kaluar 72 ore dhe nga zyrat mediatike te Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dale qofte dhe nje foto apo video e vetme e ndalimit te vrasesit dhe gjobvenesit, simbolit te fuqise kriminale te partise siçiliste.
Per Edvin Shullazin, arrestimi i diktuar i nenkryetarit te tij per problemet e sigurise, nuk eshte as arritje dhe as sukses, por humbja tejet e rende e nje qendre te cmuar te pushtetit, qe paktet nuk i ben me qytetaret por me kriminelet! sb