Një 45-vjeçare është gjetur e vdekur në Shkodër. Trupi i pajetë i shtetases me inicialet S.S. u gjet në tualetin e një dyqani.
Nuk dihen ende rrethanat se si kishte shkuar atje gruaja dhe si ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë bëhet me dije se është shoqëruar dhe po merret në pyetje bashkëshorti i saj.
Nuk ka të dhëna nëse në trupin e gruas janë gjetur shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes së gruas.