Bashkësia ndërkombëtare për ditën e premte në Vjenë planifikon një takim të liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, mëson Alsat M. Ftesën deri te partitë zyrtarisht e kanë dërguar tre euro deputetët e përfshirë në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.
Por, në Vjenë është paraparë edhe prania e euro-komisarit Johanes Han dhe ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.