Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar pas një aktiviteti të zhvilluar sot në kuadër të zbatimit të projektit TAP. Në një postin të saj në FB ajo shpreh pakënaqësinë që përgjatë këtij aktiviteti nuk është përmendur emri i ish- Kryeministrit, Sali Berisha, i cili, sipas saj, bëri të mundur porjektin TAP në Shqipëri. Pa hyrë në fakt në shumë detaje projekti TAP është një projekt strategjik i financuesve të tij dhe jo thjeshtë çështje këmbëngulje që ti binte rruga edhe nga Shqipëria.
Më poshtë është postimi i deputetes Vokshi në FB
“ndoqa nje aktivitet per TAP te organizuar ne Shijak ku merrnin pjese Kryeministri Rama, Ministri Gjiknuri etj…
shume falenderime u bene, shume lavde u thuren…
asnje fjale e as falenderim per ish Kryeministrin Berisha… si mundet te mos falenderosh Berishen per TAP pasi vetem kembengulja e tij beri te mundur projektin ne Shqiperi…
vetem merite e kesaj Qeverie s eshte TAP”..