Në Durrës, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër do të festohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve. Dhjetëra aktivitete janë organizuar nga Drejtoritë përkatëse të Kulturës.
Festa ndërkombëtare e Monumenteve dhe muzeve do të shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore, duke nisur që nga konferencat deri te programet artistike.
18 Prilli e përkufizuar si “Një ditë për të përkujtuar dhe festuar diversitetin e Trashëgimisë Kulturore në botë” është përcaktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike që në 18 prill të vitit 1982, që u mbështet një vit më pas edhe nga UNESCO.
Kjo ditë përveç njohjes më trashëgiminë luan një rol edhe në tërheqjen e vëmendjes mbi problematiken e monumenteve dhe tipet e rrezikuara të Trashëgimisë Kulturore.