Apple ka zbuluar se iPhone, iPad dhe Apple Watch do të jetojnë për vetëm tre vjet. Kompania amerikane ka thënë se “vitet e përdorimit, të cilat janë bazuar në pronarët e parë, supozohet të jetë katër vjet për pajisjet në OS X dhe tvOS dhe tre vjet për iOS dhe orët e saj Watch”.
Ky vlerësim nuk merr parasysh riciklimin e pajisjeve, rishitjen dhe ri-funksionalizimin e tyre, por kur ju bleni një iPhone 6S për rreth 700 euro, Apple pret që ajo të zgjasë së paku për tre vjet.
Apple është akuzuar se qëllimisht i ka ngadalësuar modelet e ndryshme të iPhone sa herë që del një model i ri, por nuk ka prova për ta mbështetur këtë teori.