Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.
“Do të bisedojmë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash me përfaqësuesit e KFOR-it, meqë shfaqja e grupeve të tilla të armatosura është e palejueshme”, citon “Novosti Gjuriçin.
Pas disa muajsh, kur sipas medieve në gjuhën shqipe të Kosovës u shfaqën në segmentin e rrugës Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, pjesëtarë të armatosur të Armatës Kombëtare Shqiptare janë tubuar para disa ditësh në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast “komandanti” anonim i kësaj organizate ilegale ka akuzuar “strukturat paralele serbe” në Mitrovicë se po torturojnë shqiptarët dhe se nuk po i lejojnë të kthehen në shtëpitë e veta.