Pasi Ministri i Brendshëm i quajti pretendimet e Berishës dhe Bashës si një degradim moral e logjik në lidhje me arrestimin e Emiliano Shullazit, ka reaguar selia blu përmes Enkelejd Alibeajt. Drejtuesi në PD i departamentit për Rendin dhe Sigurinë e ka cilësuar reagimin e Ministrit në rrjetin social si një veprim të dëshpëruar pas “arrestimit të padronit të tij”.
Alibeaj thotë se Tahiri nuk guxon as t’i përmendë emrin Shullazit, pasi ai është përgjegjës për lënien e lirë të tij.
“Reagimi i Tahirit eshte veprim i deshperuar i atij qe e ndjen lakun qe po i shtrengohet. Arrestimi i befte i padronit te tij, e ben cirakun Tahir te flase percart pa guxuar tja permende njehere te vetme emrin. Sigurisht e dine te gjithe, shqiptaret dhe nderkombetaret se Tahiri nuk ka dore ne arrestimin e Shullazit.
Tahiri po, ka dore ne gjakun qe u ka pire Shullazi biznesit duke u vene gjoba dhe tritol. Tahiri ka dore ne lehtesite e kultivimit dhe trafikut te droges dhe pesefishimin e parcelave me hashash, kete e dine shqiptaret e nderkombetaret.
Nxiton sot te shkeputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkepunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me nje deklarate te mjere. Shpejt do i vije radha dhe atij. Ora po troket per te dhe banditet qe po i marrin frymen vendit. Te njejtin fat do kene.”- thuhet në reagimin e Alibeajt.