Një grup studiuesish italianë pretendojnë se kanë arritur të identifikojnë 35 njerëz të cilët janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të familjes së Leonardo da Vinçit.
Bazuar në të dhënat gjenealogjike, italianët kanë gjetur disa nga të afërmit e piktorit të madh Da Vinçi të cilët ende jetojnë.
Sipas BBC, në mesin e pasardhësve të Da Vinçit është edhe regjisori i famshëm italian, Franco Zeffirelli.
Piktori i konsideruar si gjeni, ishte lindur në qytetin e Toskanës në vitin 1452.
Ai nuk është martuar kurrë dhe nuk ka lënë trashëgimtarë direkt, kështu që historianët Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato, kishin bërë kërkime për familjarë të tij, bazuar në motrat dhe vëllezërit e Da Vinçit.
Varreza e Leonardos kishte humbur gjatë disa trazirave në shekullin e 16-të, kështu që DNA-ja nuk është përdorur në kërkimet e historianëve për të konstruktuar pemën familjare, e cila kishte filluar në vitin 1973.
Shumica e tyre që janë identifikuar si pasardhës të Da Vinçit, jetojnë në Toskana.