Izet Haxhia paralajmëron se pas paktit të qeverisë shqiptare me FBI për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar në Shqipëri, fshihet fundi i Sali Berishës dhe i familjes së tij mafioze.
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, shprehet për Shqiptarja.com se, Sali Berisha është në zi pas marrëveshjes së firmosur nga FBI dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Izet Haxhisë, në vjeshtë apo në dimër, do të nisin edhe arrestimet VIP. Haxhia shpreh bindjen se Sali Berishës po i ngushtohet laku.
“Marshalli është në zi sepse ai e di shumë mirë që kësaj radhe nuk është as propagandë, as ndonjë nga ato shakatë e tipit Llalla, sepse këtë vjeshtë apo në dimër do ketë arrestime VIP. Po vjen radha për vendosjen e ligjit, zbatimin e tij dhe ndëshkimin e të inkriminuarave, ku pjesën më të madhe të tortës të inkriminimit e ka marshalli me familjen e tij mafioze”, shprehet Haxhia.