Derbi lokal i Beogradit ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit përsëri nuk ka përfunduar pa aksidente.
Në derbin e njohur për huliganizëm, në stadiumin “Rajko Mitiq” të liderit aktual tw kampionatit Crvena Zvezda, ka ndodhur një përleshje masive e fansave me ç’rast ka edhe të plagosur, raporton Reuters.
Në takimin që përfundoi me rezultat prej 1-1, ishte ndërhyrja e policisë ajo që qetësoi fansat e këtyre dy skuadrave, të cilët po gjuanin karrige dhe mjete piroteknike kundrejt njëri-tjetrit, transmeton Koha.net.