Hulumtuesit në Qendrën Ndërkombëtare të Patates, me bazë në Lima dhe shkencëtarët e NASA, janë duke studiuar se cili lloj i patates është më i përshtatshëm për bujqësi jashtëtokësore, për të mbështetur jetën e njeriut në Mars.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, kolonitë në Mars do të mund të ushqehen me patate të skuqura, dhe pure patatesh.
“Duhet të jenë patate të marsit që kanë shije të mirë,” tha Julio Valdivia-Silva, një astrobiolog që punon për NASA-n.
“Është sfidë e madhe që të kultivojmë një organizëm të gjallë diku tjetër. Ne kurrë nuk e kemi bërë këtë më parë “, shtoi ai.