Në studion e Arian Çanit ka qenë e ftuar Bleona Qereti, e cila sapo ka ardhur ka marë një të puthur në buzë dhuratë nga Çani. Me fillimin e bisedës, moderatori i Zonë e Lirë nuk ka ndenjur ulur dhe është çuar sërish për të puthur Bleonën në buzë… sigurisht që Bleona e ka marë me shaka situatën, por… kur Arian Çani është çuar për herë të tretë për ta puthur Bleona ka shfaqur një lloj bezdisje duke thënë “të mos e bëjmë bozë”
Bleona ka folur për një kusht të saj në lidhje me partnerin ideal, që sipas këngëtare do duhet të ketë 1 miliard dollarë. Bleona është shprehur se nuk ka rëndësi se çfarë race apo madje edhe gjinie ka, mjafton që të ketë një miliard dollarë dhe ajo do të pranojë të martohet me të… por ka një kusht, që sipas këngëtares 37 vjeçare do duhet të plotësohet… nuk duhet të jetë kriminel apo vrasës.