Të paktën 9 viktima raportohen nga dy tërmete të njëpasnjëshme që kanë goditur Japoninë.
Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në provincën e Kumamoto-s. Tërmeti i parë ishte më i fuqishmi, 7.1 ballë i shkallës Rihter. Mediat lokale raportojnë për dëme të shumta materiale dhe kaos në zonë. Por frika më e madhe është e një cunami të mundshëm.
Autoritetet ameriakne kanë paralajmëruar Japoninë për rrezik potencial për cunami të fuqishëm.
Aktualisht po punohet për evakuimin e banorëve nga zonat që rrezikohen.