Gjatë një serie tërmetesh me magnitudë që arrin deri në 6,5 ballë Righter vdiqën të paktën 10 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në juglindje të Japonisë, ku gjenden shumë reaktorë bërthamorë, që nuk janë dëmtuar sipas operatorëve.
“Aktualisht bilanci arrin në 10 të vdekur”, deklaroi sot në mëngjes një funksionar i qendrës së menaxhimit të katastrofave në prefekturën e Kumamotos, në ishullin Kyushu.
“Rreth 761 persona janë palgosur, ku 44 janë në gjendje të rëndë”, njoftoi sot në mëngjes zëdhënësi i qeverisë, Yoshihido Suga.