Getoar Selimi dhe Marina Vjollca ndër çiftet më të përfolura të showbizz-it shqiptar duket që po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.
Çifti është parë të udhëtojë shpesh, në disa prej vendeve më të bukura të botës. Prej tyre kemi parë foto në Dubai e Paris ndërsa sëfundmi ata po shijojnë edhe qytetin antik të Venecias, në Itali.
Fotot që ata postojë në rrjetet sociale janë gjithnjë të kuruara, ata shfaqen të qeshur e në formë mjaft të mirë, por në adresën e “Jeta Osh Qejf” vjen edhe një foto ku duken paksa të “lodhur” nga shëtitjet në Venecia.
Një foto normale kjo, si shumica e fotove të njerëzve të thjeshtë, që kurimin nuk e kanë arsye të ekzistencës së tyre! Ndoshta kështu duken më bukur!