Dy skuadrat spanjolle në UEFA Europa League mund të ndeshen në finale, pasi shmangën përballjen në gjysmëfinale. Megjithatë, më parë duhet të arrijnë kualifikimin, që nuk do të jetë i lehtë, sidomos për Villarealin. Skuadra që mban vendin e katërt në ligën spanjolle do të ndeshet me Liverpool, i galvanizuar pas fitores së madhe 4-3 me Borussia Dortmund.
Sevilla, fituese e dy edicioneve të fundit, do të ndeshet me Shakhtar Donjeck të Ukrainës. Vjet, në finale, luajti me një tjetër ukrainase, Dnipro, por Shakhtar është më i fortë, edhse pse Sevilla mbetet favorite.
Ndeshjet e para do të luhen më 28 prill, kthimi më 5 maj.
Fituesi i çiftit Villareal-Liverpool do të jetë ekipi pritës në finalen e Bazelit, të mërkurën, më 18 maj.
Gjysmëfinalet
Shakhtar – Sevilla
Villareal – Liverpool