Të gjithëve na zë paniku kur na bie telefoni në ujë dhe përpiqemi me të gjitha mënyrat që të rregullojmë problemin (një mënyrë është qesja me oriz). Me përdoruesit e iPhone SE nuk ndodh një gjë e tillë, duke qenë se telefoni është i papërshkueshëm nga uji.
Në një video të re të publikuar në kanalin GizmoSlip në YouTube, iPhone SE është vënë në një tjetër test të vështirë rezistence. Këtë herë ai është vënë në një enë me ujë dhe është ngrirë në frigorifer për një ditë të tërë. Më pas hidhet bashkë me enën nga një ndërtesë 30 m e lartë.
Pavarësisht këtyre testeve torturuese, iPhone SE nuk pëson asnjë dëmtim, ekrani punon akoma, mund të lidhet me internetin dhe aplikacionet funksionojnë normalisht.