Manchester City kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid përballë Bayern Munih janë çiftet gjysmëfinale të Champions League të dala nga shorti i hedhur pak minuta më parë në selinë e UEFA-s.
Çiftet mund të sjellin përballje intriguese në finale, si për shembull derbin e Madridit, midis Realit e Atleticos, si më 2014, apo Bayern përballë Manchester City, skuadra aktuale dhe e ardhshme e Pep Guardiolës.
Skuadrat që do të përballen me 27 e 28 prill janë ndeshur më parë midis tyre. Manuel Pellegrini do të rikthehet në Stantiago Bernabeu, ku ka qenë trajner i Realit. Skuadrat janë ndeshur më parë në fazën e grupeve më 2012/13, me një fitore për Realin e një barazim.
Dy skuadrat e çiftit tjetër janë ndeshur gjithashtu dy herë, por 42 vjet më parë, në finalen e vitit 1974. Bayern barazoi në minutën e fundit të finales me spanjollët, çka solli përsëritjen e saj, fituar 4-0 nga gjermanët.
Sipas shortit të hedhur më pas, fituesi i çiftit City-Real do të jetë ekipi pritës në finalen e Milanos, më 28 maj.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26/27 prill dhe 3/4 maj, por ende nuk është caktuar se cila luan në këto data.
Gjysmëfinalet
Manchester City – Real Madrid
Atlético Madrid – Bayern Munih
Finalja
Man.City/Real Madrid – Atlético/Bayern